Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier. Një punonjës policie bashkë me një person tjetër që udhëtonin me një makinë tip “Benz”, kanë dalë nga mjeti i tyre dhe kanë nisur të qëllojnë me mjete të forta xhamin e makinës “Opel”, ku udhëtonte gazetari.
Polici bashkë me personin tjetër që e shoqëronte kanë shkuar tek dera makinës së gazetari, që drejton një media lokale në Fier, i kanë thyer xhamin dhe e kanë qëlluar me grushte.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë patrulla e policisë, e cila ndodhej aty pranë dhe ka shoqëruar në Komisariat të Policin dhe gazetarin.
Pas ngjarjes Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka pezulluar nga detyra efektivin që u përfshi në sherr.