Polici vrasës i Klodian Rashës, i biri i anëtarit të “Komitetit të Shpëtimit” që dogji Shqipërinë

Vrasësi i të riut 25-vjeçar Klodian Rasha nuk ëhstë tjetër veçse i biri i anëtarëit të Komitetit të Shpëtimit publik në Memaliaj, Komitete këto që u ngritën për të djegur Shqipërinë në vitin 1997. I biri i zjarrvënësit të Shqipërisë është ai që sot po i vë zjarrin sërish vendit.

Regjimi vonoi tre ditë për të mos identifikuar me emër dhe fotografi vrasësin e Klodian Rashës dhe arsyet kanë qenë disa. Arsyeja kryesore është ajo e rekrutimit në polici të banditëve ekstremistë si kjo e këtij vrasësi. Ata menduan se mund ta fshihnin vrasësin dhe e bënë publik vetëm pak orë pas shkrimit të publikuar në “RD” ku hidheshin dyshime se po përpiqeshin ta mbulonin vetëm pas inicialeve duke mos prezantuar njeriun konkret.

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi mbrëmë se gjatë këtyre tre ditëve i është siguruar largimi nga policia e Gjirokastrës edhe vëllait tjetër të Hadërajt, i cili mendohet se është larguar nga Shqipëria.

Efektivi Hajdaraj është shprehur gjatë seancës së sotme se është penduar për veprimin e kryer, ndërsa ka kërkuar që familja e viktimës të ishte në seancë në mënyrë që t’i kërkonte falje.

“Sillni familjen këtu, dua t’i kërkoj falje. Kam marrë një jetë njeriu, merrni çfarëdo lloj mase ndaj meje. Jam penduar”, mësohet të jetë shprehur polici 31-vjeçar.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë askujt!”, është shprehur ndër të tjera ai.

Më herët Prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” për efektivin, duke deklaruar se efektivi i “Shqiponjave” kishte qëlluar dy herë në drejtim të 25-vjeçarit në rrugën “Dritan Hoxha”. Akuza që rëndonte ndaj efektivit ishte ajo e “Vrasjes në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”.

Nga të dhënat e deritanishme organi i akuzës doli në përfundimit se nuk është konstatuar asnjë rrezik potencial që i kanosej jetës së efektivit dhe nuk kishte arsye për të qëlluar me armë zjarri. Burime nga organi i akuzës thanë se janë këqyrur pamjet filmike të përftuara nga disa kamera sigurie, mes të cilave edhe një kamera që ndodhet përballë vendit ku u gjet i vrarë 25-vjeçari.

HETIMI
Burime nga grupi hetimor thanë dje se është saktësuar e gjithë dinamika se si ka ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha. Sipas raportit paraprak të Prokurorisë së Tiranës, efektivët e patrullës së Policisë, teksa po kontrollonin një automjet tip “Chevrolet”, në afërsi të bar “Xh…”, kanë konstatuar një person rreth 30 metër larg automjetit që po kontrollohej, duke qëndruar i mbështetur në një pemë.

Efektivi i Policisë ka deklaruar se e ka thirrur personin e panjohur, duke iu drejtuar: “O djali, ndalo pak!”. Por ai është larguar menjëherë, duke kaluar mes për mes rrugën “Dritan Hoxha”.

Në momentin që ai ka kaluar në rrugën kryesore, efektivi i dytë që ndodhej duke kontrolluar automjetin “Chevrolet” është vënë në ndjekje të tij. Ndjekja ka vazhduar për disa metra nga mbrapa ndërtesave që ndodhen në anë të rrugës kryesore.

Në raport, referuar versionit të Policisë, thuhet se në anën tjetër të rrugës, në vendin e quajtur rruga “At Zef Valentino”, pasi ka ndodhur vrasja, nga kontrolli i Policisë është gjetur një armë zjarri, pistoletë “Mini Blovv”.

Por vendi ku është gjetur arma, me vendin ku ishin punonjësit e Policisë, është në një largësi të konsiderueshme dhe për shkak të ndriçimit të dobët, është e vështirë të shihet arma. Pistoleta është gjetur në anën tjetër të rrugës, në një kthesë.

Sipas dëshmisë që citohet në raport, ka pasur një ndjekje për disa metra, madje edhe një përleshje fizike mes viktimës dhe efektivit të Policisë. Madje ai pretendon se është rrëzuar dhe ka qëlluar me armë fillimisht drejt gjymtyrëve të poshtme të Klodian Rashës.

Sipas prokurorit të çështjes, pranë dyqanit të pjesëve të këmbimit, që ka kamera sigurie, por që deri tani ende nuk është bërë e mundur këqyrja e tyre, është qëlluar nga ana e punonjësit të Policisë dhe është fiksuar një gëzhojë aty para.

Por edhe pas të shtënave, Klodian Rasha ka vazhduar të vrapojë për t’u futur në rrugicën në krah të dyqanit, por është qëlluar sërish nga pas, në pjesën e shpinës. Në këtë kohë ai është rrëzuar në tokë, duke mbetur i vdekur në vend.

Exit mobile version