Ashtu si çdo fundjavë, edhe këtë të premte autostrada Tiranë-Durrës është e mbushur me mijëra makina të cilat janë bllokuar në trafik, pasi poicia dhe shteti në shqiptar si zakonisht e kanë pushim zyrtar.
Siç shihet edhe nga fotot në autostradë janë me mijëra makina, ndërsa ironikisht aty shihet edhe një makinë policie, e cila ironikisht ndodhet aty për shkak se ka mbetur e bllokuar në trafik, jo se po jep zgjidhje.
Qytetarët ankohen se sapo i afrohesh Maminasit dhe deri në hyrje të Tiranës vargu i makinave lëviz me një shpejtësi ‘breshke’ duke bërë që trafiku sa vjen dhe të rëndohet edhe më shumë.