Policia bllokon autobusët, studentët e Elbasanit nisen në këmbë drejt Tiranës

Studentët e Elbasanit janë bllokuar të nisen drejt Tiranës pasi policia ka bllokuar autobusët e linjës .
Por kjo duket se nuk i ka ndaluar studentët. Ata kanë marrë vendim për t’u nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’ju bashkuar protestës së madhe para Ministrisë së Arsimit. Për shkak të thirrjeve të studentëve dhe bllokimit të trafikut janë sjellë dy autobusë për të marrë studentët. Por numri i studentëve që duan ti bashkohen Tiranës është më i madh.
Ndërkohë student nga Korça më herët por edhe nga Durrësi janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkangjitur protestës.
Gjithashtu edhe studentët e Universitetit Bujqësor janë nisur në këmbë drejt Ministrisë së Arsimit.Protesta e studentëve ka nisur dhe në Vlorë e Gjirokstër.
Ata kanë marrë vendim për t’u nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’ju bashkuar protestës së madhe para Ministrisë së Arsimit. Për shkak të thirrjeve të studentëve dhe bllokimit të trafikut janë sjellë dy autobusë për të marrë studentët. Por numri i studentëve që duan ti bashkohen Tiranës është më i madh.
Studentet kerkojne ndihme nga kushdo qe ka mundesi per transport ti ndihmoje per te shkuar ne Tirane.

Artikulli paraprakMacron premton uljen e taksave dhe rritjen e pagave në përpjekje për të qetësuar Francën
Artikulli tjetërBasha: Po vjedh 30 milionë euro me kompaninë false, të investohen në arsim