Policia dhunon bashkëshorten e poetit Havzi Nela pse protestoi kundër Ramës, reagon Berisha

Pjesë e protestës së sotme në Kukës ka qenë edhe gruaja e Havzi Nelës, poetit të ekzekutuar gjatë kohës së diktaturës me firmën e babait të kryeministrit Rama, Kristaq Rama

Zonja Nela së bashku me një foto të bashkëshortit të saj Havzi Nelës i është bashkuar protestës së sotme të Partisë Demokratike kundër kryeministrit.

Pas protestës, bëhet e ditur se bashkëshorten e poetit Havzi Nela është dhunuar nga policia e Kukësit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook, shprehet se:

“Monstra e Pluralizmit, Edvin Kristaq Xhelati pritet ne Kukes nga bashkeshortja e martirit te letrave shqipe, poetit disident Havzi Nela, i cili u var me firmen e xhelateve Ramiz Alia dhe Kristaq Rames ne sheshin e qytetit te Kukesit ne gusht 1988! Rama ik! Fitore!”

hqdefault

Artikulli paraprakAkademiku i njohur: Pa praninë e opozitës shteti nuk mund të funksionojë më
Artikulli tjetërfaqja e pare