Policia dhunon një qytetar në Lushnje gjatë një inaugurimi nga Rama

Një qytetar nga Çerma e Lushnjës është dhunuar barbarisht nga policia në momentin që ndodhej në një inaugurim që bënte kryeministri Rama në Lushnjë. Denoncimi është bërë nga kryetari PD të Lushnjës, Myslim Murrizi, i cili në një postim në Facebook shkruan se, banditët me kapele dhunuan një qytetar që kishte dalë për të parë prerjen e shiritit të një inaugurimi nga Kryeministri Rama.
“Sot gjatë vizitës së kryeministrit Rama në rrethin e Lushnjës banditë me kapele policie dhunuan një qytetar që kishte dalë si shumë të tjerë për të parë prerjen e shiritit të një inaugurimi. Fytyra e maskuar e policisë fundërrinë është kjo që i kanë bërë këtij fermeri të pambrojtur. Ky është shteti i bandave të “Rilindjes”.
Nuk e di nga buron kjo urrejtje e këtij kryeministri dhe e bandës kokë çorape ndaj qytetarëve hallexhinj? Ose janë të gjithë të droguar nga hashashi, ose janë bërë për tek spitali nr.5?
Ja çfarë më shkruan ky qytetar në këto momente, pasi është lënë i lirë nga marrja peng qysh në orën 15:30 nga banditë me uniformë policie që paguhen nga taksat e qytetarëve për t’iu shërbyer qytetarëve”, shkruan kreu i PD të Lushnjës, Myslim Murrizi, duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit të dhunuar nga policia.
“Përshendetje zoti kryetar. Jam një banues nga fshati Çermë Sektor, Tërbuf. Lefter Mullaliu më quajnë.
Sot në orën 15:10 më ka marrë i plotfiqishmi i zonës, ka qenë dhe Lake Debinja. Më ka shoqëruar në komunë. Më kanë futur në zyrën e të plotfuqishmit të zonës.
Lame Debinja më ka qëlluar 2 herë. Më shoqëruan në Komisariatin e Policisë së Divjakës.
Më kanë marrë në pyetje i plotfuqishmi i zonës që firmosi se do të nxjerrim për një orë.
Unë nuk kam pranuar të firmos.
Çdo dhjetë minuta vinte polici duke më thënë, dil përjashta s’kemi punë me ty.
Unë nuk pranova të dilja.
Në orën 18:00 erdhi bashkëshortja në Komisariatin e Policisë së Divjakës. E mashtruan për të firmosur, por nuk e di se çfarë ka firmosur. Ka firmosur bashkëshortja. Ishte një shefe me flokë bionde emrin nuk ja di. Pastaj më nxorën nga ora 20:00 pa më dhënë asnjë lloj shpjegimi”, përfundon mesazhi i qytetarit.

Artikulli paraprakDyqani i mbyllur prej 3 vitesh, OSHEE dërgon pronarit fatura aforfe
Artikulli tjetërLlalla takon homologun belg, e informon për Balilin e Frrokun