Policia e Lleshit arreston edhe invalidin pse protestoi sot kundër Ramës

Kryeministri Rama ka patur një axhendë të ngjeshur për ditën e sotme në Shkodër por gjatë gjithë ditës është shoqëruar me protesta

Policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona, pak para takimit të kryeministrit. Mes te arrestuarve është edhe një invalid, Gjergj Çuni, i cili proteston ndaj qeverisë aktuale për shkak se i prenë pensionin e invakidit.

Arrestimet lidhen me bllokimin e rrugës që simpatizantë të PD i bënë kryeministrit Rama, teksa ai shkonte në Shkodër.

Vizita e Ramës në Shkodër është bërë nën masa të rrepta sigurie, madje janë bllokuar edhe të gjitha akset lidhëse me qendrën.

Vizita e sotme e kryeministrit Rama në veri është shoqëruar me inicente, pasi PD i bllokoi rrugën në Bahçallëk.

I njëjti skenar ishte përdorur edhe tek Ura e Spatharit në Mjedë, rruga dytësore për të hyrë në Shkoder, si dhe në Vrakë, ku ndahet kufiri mes Shkodres dhe Malësisë së Madhe.

Artikulli paraprakEpikriza e sëmundjes ideologjike me emrin Rilindja. Krahasime me ideologjinë e nacionalsocializmit – I
Artikulli tjetërZbulohet skandali! Patozi regjistroi partinë e tij në Gjykatë me firma falso, 5 qytetarë e padisin