Nga Elona Caslli
Kushdo teksa përballet me ketë mesazh, i vërtitet ndërmend dilema; Është apo nuk është i vërtetë?!
Besoj në vërtetësinë e këtij mesazhi, sepse është skaneri i kthjellët i kohës në të cilën jetojmë.
Është një media e tërë e cila është në funksion të Kryeminstrit për të bërë atë që i ndjeri Fatos Baxhaku do ta quante- Sajimi i një Shqipërie tjetër!
Qoftë media, qoftë rrjetet sociale që i shërbejnë Rilindjes, duke gjymtuar të vërtetën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse sajojnë një Shqipëri që nuk ekziston.
Kontributin në procesin e sajimit të Shqipërisë, e japin njerëz të ndryshëm, duke filluar që nga deputetët, duke vazhduar tek akademikët e duke përfunduar tek punonjësit e thjeshtë të administratës.
Sukseset imagjinare pushtojnë mendjen e individëve që janë ende në proces formimi dhe i bëjnë këta të fundit të besojnë tek Shqipëria e sajuar nga Rilindja.
Në adminstratën shtetërore nën moton – Kushdo është i prekshëm- njerëzit vihen gjithmonë në trysni sistematike dhe reduktohen shpesh në zbatues të urdhrave.
Rilindja ka krijuar atë që Orwell-i e quante Polici e mendimit.
Media dhe rrjetet sociale në shërbim të Rilindjes përbëjnë Policinë e mendimit që paguhet nga taksat tona.
Post Scriptum- Kujdes! Policia e mendimit po ju vëzhgon!