Policia e Shtetit apel shoferëve: Shtoni vigjilencën dhe kini kujdes nga moti i keq

Policia e Shtetit u ka bërë apel shoferëve që të rrisin vigjilencën dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në disa qarqe të vendit, për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe erë të fortë.

Përmes një kumunikate për media, policia bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin/motomjetin, në efektin e alkoolit.

“Të tregojnë kujdes sepse për shkak të erës së fortë mund të ketë rrëzime të pemëve, ndërsa si pasojë e reshjeve të dendura ka prezencë të ujit në disa akse rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në rrugët urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për t’iu ofruar ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.

Në rast nevoje telefononi në numrin 112 dhe zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version