Policia e Veliajt i sekuestron karrocën e kokoshkave, gruas i bie të fikët

Policët bashkiakë të Veliajt i kanë sekuestruar karrocën e kokoshkave një gruaje, të cilës i ka rënë të fikët pas marrjes së mjetit që siguronte bukën e gojës. Fotoja e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentin kur gruaja shembet në tokë, ndërkohë që asnjë ambulancë nuk është prezente. Të paktën disa qytetarë i kanë ardhur në ndihmë gruas, e cila thotë se nuk ka 5 mijë lekë për ta rimarrë mbrapsht karrocën.
Aksionet e Policisë Bashkiake të Tiranës, kanë kohë që kanë marrë trajtën e gestapos së Hitlerit. Njerëz të veshur me uniformën e Policisë Bashkiake që veprojnë 10 herë më të dhunshëm se vetë forcat special të Policisë së Shtetit. As rasti i gjobitjes absurde të një gruaje të vjetër për një tufë spinaq pak kohë më parë e shumë e shumë denoncime të tjera të barbarisë së policëve bashkiakë të Erjon Veliajt nuk ka ndikuar aspak në vetpërmbajtjen e kësaj trupe policore që ka marrë trajtën e një bande gjobëvënësish e dalë jashtë kontrollit.
Aktivisti Besjan Besha ka denoncuar dhunën e radhës së bandës së “bastardëve pa lavdi” të Erjon Veliajt. Në një postim në Facebook shoqëruar edhe me foton përkatëse Pesha shkruan se: “Kjo zonjë është e shtrirë tani te Pallati i Kongreseve. Policia Bashkiake i mori karrocën e kokoshkave dhe asaj i ra të fikët nga stresi. Nuk ka 5000 lekë të paguajë gjobën për ta rimarrë. Kam 20 min që kam marrë në tel ambulancën dhe askush nuk duket. Për kokoshkat u deshën 5 minuta, dy furgona dhe një kamionçinë. Për shëndetin e saj asnjë”. I pafuqishëm si qytetar për të bërë më shumë në këtë pikë, Pesha e mbyll postimin e tij me fjalët: “Nuk kam fuqi as të shajë e as të mallkoj. Jam pa fjalë. Bini një ambulancë o plehra, të paktën një ambulancë”.

Exit mobile version