Policia e Xhafës asgjëson aq kanabis në 8 muaj, sa bllokojnë italianët në një gomone të vetme

Rreth 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa u asgjesuan gjatë 8 muajve të parë të 2018 në të gjithë vendin nga policia e Shtetit.
ABC News ka siguruar shifrat zyrtare nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, ku thuhet se pjesa më e madhe bimëve ishte kultivuar në zonat jugut, si periferia e Përmetit, Tepelenës dhe Memaliajt. Gjithashtu janë evidentuar kanabis edhe në malësinë e Krujës dhe të Matit. Këto zonë edhe në të kaluarën kanë qenë të evidentuara nga uniformat blu si vende ku kultovoheshin bimët narktotike. Policia Shtetit pohon se, shifra e asgjesimit për 2018 është 4 herë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Policia nuk bën të ditur se sa është sipërfaqja në total e kultivuar me bimë narkotike në të gjithë vendin, duke vënë në dispozicion vetëm asgjesimin e tyre.
Pavarësisht asgjesimit të bimëve narktotike, që sipas uniformave blu në shifrat historike, përsëri në brigjet italiane nuk kanë munguar dërgesat me kanabis të nisura me gomone nga Shqipëria. Sasia e drogës, dyshohet se ka qenë e magazinuar nga vitet e kaluara, e cila kishte mbetur stok pasi tregu ka qenë i tejngopur me lëndë narktotike, duke ulur ndjeshëm edhe çmimin e saj.
Pak kohë më parë, u asgjësuan rreth 5 mijë bimë narkotike në Frashër të Përmet dhe në Gvallë të Memaliajt. Për këto aksione u prangosn 4 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Artikulli paraprakArta Marku, nëntë muaj flirtrim me qeverinë
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Lubonjës: Koha për përplasje fizike dhe përballje, demokracia ka rënë