Policia ka çarë vetë kordonin që rrethonte godinën qeveritare në nëj akt provokimi ndaj revoltës popullore. Kanë mjaftuar vetëm disa shtyrje në dukje që policia menjëherë të lirojë kordonin policore dhe po ashtu të nxisë protestuesit drejt Kryeministrisë. Kryetari i PD, Basha ka bërë të qartë se ka qenë vetë policia që e ka çarë kordonin policor. Ndërkohë po qëllohet me gaz helmues ndaj protestuesve dhe ka të plagosur në rradhët e protestuesve. Situata është mjaft e vështirë dhe protestuesit nuk janë tërhequr nga protesta, por ata janë spostuar nga shkallët e Kryeministrisë.
Protestuesit sulmuan godinën e Kryeministrisë ka reaguar Sali Berisha dhe menjëherë pas tij dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Ata e kanë cilësuar një provokim të policisë dhunën që shperheu pak minuta pas fillimit të protestës. Ndërsa shumë aktivistë po mbanin fjalën e tyre, disa protestues u panë të çanin kordonin e policisë dhe janë ngjitur në shkallët e kryeministrisë duke shkatërruar skelën dhe tentuan të thyejnë xhamat dhe ti vënë flakën.
Basha u shpreh se: Policia e hapi kordonin mbrojtës qëllimisht për ta degjeneruar protestën paqësore në dhunë.
Gjatë minutave të kaosit u hodhën dhe flakadanë, ndërsa garda goditi me plumba gome si dhe hodhi gaz lotsjellës.