Policia liron protestuesit e Unazës së Re pas presionit të opozitës dhe banorëve

Presioni i banorëve të Unazës së Re që mbajtën të rrethuar për disa orë Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka bërë që Policia e Shtetit të lirojë 10 nga 16 protestuesit e arrestuar, nuk është liruar as Dorian Protoduari.
Banorët dhe shumë ish-deputetë të opozitës rrethuan për disa orë Drejtorinë e Policisë, duke kërkuar lirimin e te arrestuarve, ose do të përshkallëzonin më tej protestën.

Dorian Protoduari u arrestua mesditën e sotme në zonën e Tiranës së Re, por mesa duket policia nuk ka gjetur prova për ta implikuar si në protestën që u zhvillua sot përpara Parlamentit nga opozita.

Paralajmërimi për kreun e Policisë së Tiranës: Babain ta fala, por për djalin jo, nuk ta kam frikën
Babai i Dorian Protoduarit, i ka drejtuar një apel të fortë drejtuesit të komanduar të Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.
“Dhimitraz Ziu, në vitin 1979 babai yt ka kërkuar pushkatimin e babait tim. Babanë ta fala, këtë nuk ta fal që po më mban djalin të arrestuar sot.

Ndaj të kërkoj takim, je në gjak me mua, je i përdorur i Leshit, nuk ta kam frikën”, u shpreh babai i Dorian Protoduarit.
Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, theksoi se këta janë pasardhësit e etërve të tyre.
“Nuk do t’ua harrojmë kurrë këto urdhëra dhe paligjshme, do të paguani një më një, çdo lot nëne. Lironi çunat tanë, lironi çunat tanë”, tha Balliu nga drejtoria e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë një tjetër protestues, tha se Dhimitraq Ziu dhe Erjon Veliaj, ka 3 ditë që po bëjnë presione ndaj banorëve të Unazës së Re. “Veliaj na ka quajtur rrugeçër, ti drejtor i komanduar po bën presione. harroje se do na trembësh”, tha protestuesi.

Screenshot 3 77

Artikulli paraprakPublikohen fotot: Këta janë civilët e bandës së Edi Ramës të futur mes protestuesve, mos i harroni…
Artikulli tjetërRama i tmerruar nga protesta, arrestohen 6 protestues dhe procedohen 29 të tjerë, mes tyre edhe Sekretari i PD