Policia mashtron, 17-vjeçari nuk u vra për talljet “fshatar”, por për një vajzë!

Ditën e mërkurë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkollën Profesionale të Beratit, “Stiliano Bandilli”, ku tronditi opinionin publik. Një 17-vjeçar i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë. Policia bëri me dije se, shkak i kësaj vetëvrasje ishin talljet që shoqëria i bënte për shkak të origjinës së tij nga fshati. P.Xh nga fshati Tomorr prej dy vitesh ndiqte studimet në Berat. Kjo ngjarje mori një vëmendje të madhe nga opinioni publik, pasi bulizmi, tashmë një fenomen modern që po merr jetë kudo në botë, nuk është një dukuri e lehtë. Por, pati edhe nga ata persona që e kundërshtuan këtë si shkak të vetëvrasjes, ndaj dhe Jetaoshqef.al kontaktoi me një nga shokët e adoleshentit, që ai dhe nxënësit e tjerë e thërrisnin me emrin “Titi”.
I riu nga Berati bën me dije se tallja nuk ishte arsyeja që 17-vjeçari vrau veten, por shkak ishte një vajzë që ai e donte shumë, por ajo e refuzoi. Nxënësi thotë më tej se, Titi ishte një ndër djemtë më të mirë që kishte ajo shkollë, i urtë, i edukuar dhe që të gjithë e donin, por jeta e tij filloi të ndryshonte, kur ra në dashuri me një vajzë, e cila e refuzoi. Përpara se të vetëvritej, adoleshenti u largua nga shkolla duke lënë orët e mësimit, ndërsa një ditë më parë mbylli edhe Facebook-un. Shokët e kuptuan se ai nuk ishte mirë, por nuk menduan se do të arrinte deri në këtë pikë.
Rrëfimi i plotë i shokut të adoleshentit:
“Përshëndetje, unë e njihja shumë mirë atë djalë, ishte shoku im, ai ishte shumë djalë i mirë, të gjithë e donim Titin. Shkolla përbëhet nga 96% nga fshati. Policia mashtron. E vërteta qëndron këtu, që në vit të parë donte një vajzë që kishte rëndë brenda keq me atë, ky i propozoi, por ajo nuk pranoi, u vetëvra, piu fotoksinë. Atë vajzë ai e kishte në klasë, hapej vetëm me një djalë nga klasa, ky shoku i tha lëre se nuk bëhet gjë. Ky mbylli Facebook-un një ditë parë se të pinte fotoksinë. Kishte rënë shumë keq me atë gocën, i propozoi ai, por kjo spranoi, ia bëri të qartë që jo dhe nga kjo, ai piu fotoksinë. Ishte tip i mbyllur në vetvete, Titi nuk hapej me asnjë, nuk e menduam që do të arrinte deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta dhe jo ajo që thotë policia”, ka thënë shoku i të riut që i dha fund jetës”.
I pyetur nëse mbante mend bisedën e fundit me Titin, ai u shpreh:
“Faktikisht me Titin s’kam folur në Facebook dhe në shkollë s’para e shikoja. Mbaj mend vetëm kur e takova në rresht para ca kohësh, i thashë “Titi ça bën” edhe kaq.  Por, sa më tregoi një shok që kishte në klasë, ky para se të pinte fotoksinë kishte ardhur në shkollë, bëri vetëm 4 orë mësim dhe kur vajti tek shkallët i tha ky shoku “Titi ku vete?”, por ai s’foli, por iku, kjo është e gjitha. Ai ka motër dhe vëlla, për motrën e tij më vjen shumë keq, gjynah se ishte këputur fare nga vdekja e vëllait”.

Artikulli paraprakGrabiten 10 milionë lekë në pikën e këmbimit valutor në Fushë-Krujë
Artikulli tjetërProtestuesit tentojnë të hyjnë në Bashki, përleshen me policinë