“Policia më rrahu barbarisht dhe më dërguan pa ndjenja në spital, jam i sëmurë me zemër…”

Një djalë me probleme me zemrën është dhunuar barbarisht nga Policia e Shtetit, ndërsa këta të fundit e kanë dërguar pa ndjenja në spital. Ky është denoncimi i mbërritur në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Sipas denoncuesit, policët nuk e kanë lejuar as të marrë mjekimet e nevojshme.

Viktima ka shpërndare denoncimin e tij në një grup në Facebook, të quajtur “EDI RAMA Kryeministeri”, e më pas një i afërm i të dhunuarit ja ka shpërndarë mesazhin ish-kryeministrit Sali Berisha.

Statusi i Berishës

Narkopolicet rrahin barbarisht te riun me zemer dhe e dergojne ne spital pa ndjenja! Krim!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital si dhe mesazhin trondites qe vet i torturuari i shkruan frymezuesit te dhunes shtazore te narkohorrave me uniforme, Edvin Kristaq Mafise! sb

Doktor; shpresoj tê jeni miré. Njê i njohuri Im me problème té rênda kardiake éshtê dhunuar dje barbarisht nga Veglat e regjimit policor te Pêrrenjasit. Po ju dérgoj linkun mê postimin

Pershendetje z.kryeminister.Jam nje djale me vrime ne zemer dhe sot jam dhunuar nga nje person ne qytetin e Perrenjasit,fill mbas dhunes jame derguar ne urgjence ne gjendje te rende.Mbas njoftimit te policis jam marre ne rajon per te dhene deshmin,por policet qe me kane marre ne pyetje jane shoket e personit qe me dhunoj dhe ne muhabet e siper policet me kane vene prangat dhe rrahur deri ne gjendje qe kam humbur ndjenjat,dhe nuk me kane lejuar te marr as mjekimet e zemres dhe as te marr ambulancen ne tel.Vetem ne momenti qe kam humbur ndjenjat me cuan ne spital.Si jetim qe jam kerkoj drejtesi dhe ndihme vetem prej teje.Ver doren ne zemer sepse keta polic po ju turperojne ju.Shpresoj te merrni ne konsiderat prob tim

Artikulli paraprakTë rintë e Librazhdit i bashkohen lëvizjes për ndryshim dhe rikthim të vendit në normalitet
Artikulli tjetërVjen ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, kush është Peter Zingraf