Policia mësyn në ambientet e Fakultetit të Filologjikut, studentët: Po na bëjnë presion!

Forca të shumta të policisë kanë hyrë sot në fakultetin e Histori-Filologjisë. Studentët shprehen se u kanë kërkuar policëve leje se pse janë futur brenda, ndërkohë që këto të fundit nuk janë prononcuar. Studentët kanë deklaruar se kjo është një formë kërcënimi për studentët që kanë vendsur të bojkotojnë mësimin.
Studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në përkatësi të çdo departamenti dhe viti arsimor në fakultet kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti garantimin e të drejtës themelore të studentëve, atë për të protestuar.
Nisur nga ngjarjet aspak të këndshme që kanë ndodhur në hapësirën e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, presionit të disa prej pedagogëve në këtë institucion, vendimeve konfuze të Asamblesë dhe segmenteve të caktuara brenda studentëve, të cilët kanë shpërndarë dezinformim në masën e gjerë, ne kërkojmë:
Mosnjohje të asnjë mase disiplinore ndaj studentëve nisur nga data 5 dhjetor dhe në vazhdim.
Garantim të barazisë mes studentëve që zgjedhin të bojkotojnë mësimin deri në plotësim të kushteve të panegociueshme dhe studentëve që zgjedhin të frekuentojnë mësimin.
Studentët, të ashtuquajturit “studentë të bojkotit” të trajtohen të barabartë në sezonin e provimeve, ashtu si edhe ata që zgjedhin frekuentimin e mësimit në periudhën në vazhdim, pa asnjë penalizim.
[UNANIMISHT] Garanci nga Dekanati i fakultetit tonë për mos-djegie të vitit akademik 2018-2019 dhe përfundim të këtij viti akademik deri në 31 korrik 2019.
Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin, presim një vendimin dekanati lidhur me këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

ppp

Exit mobile version