Policia nis presionin, procedohet këngëtari Robert Aliaj, profesori Edmond Tupja dhe 23 studentë

Pas protestës së studentëve Policia ka proceduar penalisht 25 persona mes tyre këngëtari Robert Aliaj, profesori Edmond Tupe si edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike.
Zyrtarisht mësohet se më datë 11.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:
1. Edmond Tupe,
2. Robert Aliaj,
3. Altin Goxhaj,
4. Mirela Ruko,
5. Klodian Leka,
6. Estela Nazarko,
7. Xhuljano Bregasi,
8. Henri Fero,
9. Liri Guci,
10. Gentian Doci,
11. Malbor Duka,
12. Nehbi Bushaj,
13. Klajdi Bello,
14. Redi Muci,

15. Luan Myrtaj,
16. Erdi Bërxulli,
17. Agron Pepaj,
18. Migen Qiraxhi,
19. Bledar Hysa,
20. Adriatik Lapaj,
21. Nerid Shehu,
22. Bislim Lakna.
Po kështu gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanËeb” se janë proceduar edhe aktivistët politikë:
23. Gaetano Doci (LSI)
24. Andrea Gjini (LSI)
25. Kristina Tonaj (FRPD)
Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.
Policia deklaron se pop punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.

auto 48020634 609601322803337 7595796958879416320 n1544529863

Artikulli paraprakNis protesta e studentëve: Mesazhi është i qartë: Nuk do të ketë dialog!
Artikulli tjetërStudentët e Elbasanit bllokojnë rrugën kryesore të qytetit (Foto)