Policia nuk lejon të rinjtë të protestojnë, përplasje me protestuesit para Kryeministrisë

Të rinjtë e FRPD dhe LRI janë konfrontuar me policinë sot pasdite, gjatë marshimit të tyre drejt Kryeministrisë, ku ishin nisur për t’i dorëzuar biletën për në Kolumbi, Edi Ramës.
Sapo janë afruar pranë Kryeministrisë, me dhjetëra forca të pranishme të policisë kanë ndërhyrë, duke mos lejuar të rinjtë të protestojnë.
Ata thanë se po protestojnë për drejtësinë, për minatorët, për taksat, për qeverin e krimit, për Tiranën e kthyer në Kolumbi.
Ata thanë se kanë vetëm dy pyetje për Ramën: Nëse mundet Shipëria që një vend normal, të intregorhet në Europë, ku vëllai i minsitrit të brendshëm është dënuar me 7 vite burg.
Si dhe pyetja e dytë ishte për Saimir Tahirin, i cili po gjykohet në gjendje të lirë.
Ata thanë se Gjermiania zyrtare është shprehur e qartë se nuk e mbështet Shqipërin pasi peshku i madh i saj është Tahiri dhe Xhafaj.
Gjithashtu të rinjtë e opozitës këkruan që ditën e nesërme të jetë e pranishme e gjithë rinia, për të rrëzuar këtë qeveri.
Kujtojmë se kjo është një protestë e përsëritur e të rinjëve të opozitës për të larguar minsitrin e brendshmë, Fatmir Xhafaj.

p2

Artikulli paraprakProtesta para Ministrisë së Brendshme: Të rinjtë i “presin biletën e avionit” Ramës për në Kolumbi
Artikulli tjetërMesazhi i Hahn për Ramën: Deliret dhe kërcënimet nuk janë rruga e duhur për t’u bërë pjesë e unionit