Policia përgënjeshtron Ramën për drogën në Dibër

Policia ka përgënjeshtruar dje Ramën në lidhje me plantancionet e drogës në Dibër, ndërsa përmes një komunakte për shtyp dje ka bërë të ditur se ka asgjësuar 4780 bimë narkotike në 6 parcela të sapohapura, të dyshuara si “Cannabis Sattiva”. “Efektivët e Policisë Dibër kanë konstatuar në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Balgja”, njësia Administrative Selishtë, Dibër, janë gjetur të kultivuara në parcela të hapura rishtas bimë narkotike”, njofton Policia. Njoftimi i Policisë nxjerr bllof Ramën, i cili tha dy ditë më parë se në Dibër nuk ka asnjë plantancion me drogë. Në një reagim për mediat, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka ironizoi deklaratat e Ramës të hedhura poshtë nga policia si gënjehthra. “Edi Rama deklaroi dje në Parlament se nuk ka drogë në Dibër. I erdhi në ndihmë edhe Damiani që tha se klima në Dibër nuk është e mirë për drogë. Unë e sfidova dje publikisht, i thashë hajde të tregoj arat me drogë në gjithë fshatrat e Dibrës? Rama sërish e mohoi, dhe nuk iu përgjigj sfidës. Por sot, policia raporton në komunikatë zyrtare se në një aksion ka asgjësuar 4780 rrënjë kanabis në zonën e Balgjës e Selishtës në Dibër. Policia hedh poshtë kështu gënjeshtrat e Ramës. Sigurisht, këto janë ndërhyrje estetike sa për show, pasi arat e parcelat me drogë të shefit të komisariatit Robert Aga nuk i prek njeri”, tha Paloka. Ca bimë të shkulura nuk janë asgjë në krahasim me miliona rrënjë që kanë mbuluar Dibrën, e gjithë vendin. Drogë masive që rritet nën kujdesin e qeverisë, paratë e të cilës u përdorëen për të blerë edhe votën më 11 shtator”, tha Paloka. “Çfarë do të thotë tani Edi Rama që u krekos dje në Parlament, e tha se ska drogë në Dibër? Çfarë do thotë Rama kur zbulohet pistë avionësh për transport nga ajri të drogës, një kilometër e gjysmë e gjatë? Kush gënjen këtu? Çdo shqiptar e di se kanabisi ka pushtuar vendin. Çdo shqiptar e di se kanabisi është alternativa e vetme e Edi Ramës, është biznesi i tij kriminal që prodhon para të pista që përdoren për të blerë votat. Çdo shqiptar e di se droga nuk është e ardhmja e vendit, e ardhmja e fëmijëve tanë. Ndaj ky rrënim duhet ndalur sa më shpejt”, tha kreu i Grupit parlamentar demokrat.

Exit mobile version