Policia përndjek aktivistin e PD pse mori pjesë në protestë

Policia nis përndjekjen e aktivistëve të Partisë Demokratike që morën pjesë në protestën e organizuar nga opozita më 24 prill. Bëhet e ditur se, punonjësi i Bashkisë së Lezhës, Ergin Mataj është thirrur nga policia për t’u paraqitur në Prokurori me akuzën organizim dhe pjesëmarrje në protestë të jashtëligjshme. Ergin Llesh Mataj, punonjës në Bashkinë e Lezhës pranë zyrës së Turizmit, Kulturës, Arsimit Rinisë e Sporteve thotë se, i ka shkuar në zyrë një punonjës policie dhe e ka njoftuar që të shkojë në Prokurori pse ka marrë pjesë në protestën e 24 prillit. Gjithashtu, Ergini është pjesë e Çështjeve Ligjore në PD.
“Sot më kishin dërguar tek zyra një punonjës policie ku me urdhër të oficerit të Policisë Gjyqësore, Saimir Syla, duhej të paraqitesha në Prokurori. Punonjësi i Policisë, Preng Kola më njoftoi se kisha një procedim penal nga Komisariati i Laçit, i cili ia dërgon Komisariatit të Lezhës si organizator i paligjshëm dhe pjesëmarrës në protestën e zhvilluar nga opozita më 24 prill për bllokimin e disa akseve rrugore për rreth një orë. Ai më tha se të premten duhet të paraqitem në Prokurori”, thotë Ergin Mataj.
Lind pyetja pse oficeri i Policisë i ka shkuar në zyrë aktivistit të PD, duke i kërkuar që të shkojë në Prokurori. Nëse Prokuroria ka nisur ndonjë hetim ndaj tij, është po ajo që e thërret dhe jo policia. Kjo çështje është kopetencë territorial që i përket Laçit dhe jo Lezhës si proçedurë. Duket se gjithçka është e qëllimshme për të ushtruar presion ndaj Matajt, që të mos dalë në protestën e radhës.
Ergin Mataj iu bashkua protestës së opozitës ashtu si mijëra qytetarë të tjerë që protestuan kundër kanabizimit të vendit, kundër varfërisë, kundër papunësisë, duke kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Policia nuk mund të arrestojë të gjithë qytetarët pse protestojnë për të drejtat e tyre të ligjshme, por qëllimi i pushtetarëve është që të ushtrojnë presion dhe terror tek qytetarët që të mos dalin në protestë.
Një ditë para protestës së madhe në Tiranë, policia ka nisur të ushtrojë presion dhe terror tek aktivistët e PD. Qëllimi i policisë është që të ushtrojë presion tek qytetarët që të mos shkojnë në protestën e 13 majit në Tiranë.
Ashtu si Ergin Mataj janë thirur nga policia edhe shumë qytetarë të tjerë në të gjithë vendin me pretekstin se kanë marrë pjesë në protestën e 24 prillit. Kjo protestë u organizua nga opozita dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi qytetarët që iu bashkuan asaj për të protestuar kundër kriminalizimit të vendit nga Edi Rama dhe gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhen sot shqiptarët.

Artikulli paraprakShtohen masat e sigurisë për biznesmenin që denoncoi Shullazin
Artikulli tjetërQeveria ndëshkon edhe fëmijët diabetikë