Nga Myslim Murrizi
Një ngjarje e rëndë (KRIM) ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00 brenda qelive të komisariatit Lushnjë. I ndjeri Fadil Hoxha 53 vjeç nga fshati Grabian Bashkia Divjakë është shoqëruar ditën e shtunë më datë 17 shtator rreth orës 10:00 në postën e Policisë Divjakë pa asnjë shkak dhe pa patur në drejtim të tij asnjë denoncim. Eshtë mbajtur aty deri në orën 22:00 dhe pastaj është dërguar në qelitë e Komisariatit të Lushnjës. Familjarët e tij kanë bërë me dije se ishte me mjekim nga zemra dhe kanë këmbëngulur që t’i jepen ilaçet. Sot rreth orës 13:30 djali i tij, Eridian Hoxha është lajmëruar nga një punonjës policie se babait i kishte rënë atak kardiak dhe po e dërgonin në Tiranë. Edhe pse kishin kaluar rreth 7 orë, trupi i të ndjerit nuk është dërguar për ekzaminim në morgun e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Të gjitha përpjekjet e turpshme të një shteti kriminel po bëhen për të justifikuar ndalimin arbitrar të të ndjerit. Policia Bashkiake e Divjakës me një polic Viktor Xhara i ka vajtur dy herë në shtëpi qytetarit Thoma Dhori që ky i fundit të vinte e të firmoste një proçesverbal tek punonjësi i policisë Arben Trimi. Pas ndalimit të të ndjerit Fadil Hoxha, familjarët kanë kontaktuar kryetarin e Bashkisë Divjakë, Kokoneshin, i cili ju ka premtuar që do të flasë me policinë dhe do të dalë. Mirëpo një ndërhyrje e nënkryetarit të Bashkisë Divjakë, Avdi Snalla ish-kryetar i Komunës Grabian, ka bërë që policia të zbatojë dëshirën e këtij me të cilin i ndjeri Fadil Hoxha ka patur konflikt personal para 3 vitesh.
Përveç kësaj, djali i të ndjerit Fadil Hoxha zoti Eridian Hoxha është kryetar i Forumit Rinor të PD për Njësinë Administrative Grabian. Kjo është policia e bastardëve, kjo është gestapo e rilindjes mavi. Çfarë pune dhe çfarë kompetence ligjore ka Policia Bashkiake që ndalon qytetarë? Pse ky zell i madh që polici bashkiak Viktor Xharo dërgohet dy herë tek një qytetar Thoma Dhori, që të vijë patjetër në bashki për të firmosur një letër tek punonjësi i policisë Arben Trimi? Për çfarë dhe nga kush është ndaluar i ndjeri Fadil Hoxha në fshatin Xeng? Nga kush është denoncuar i ndjeri dhe për çfarë vepre të “rrezikshme” është ndaluar. I ndjeri shkon për të blerë dele dhe bastardët me kapele e ndalojnë gjoja për vjedhje ullinjsh? Edhe lajmërimi i familjarëve për atak kardiak është një mashtrim tjetër i pafytyrë i Policisë Lushnjë, sepse nga të gjitha të dhënat i ndjeri Fadil Hoxha ka vdekur në qeli.
Oficeri i Policisë Gjyqësore me emrin Fatjon Zela ka bërë proçedurën e ndalimit të të ndjerit mbrëmë, dhe sot kërkon të kontaktojë patjetër me të birin e viktimës Eridianin, pse?? Për të gjitha këto ftoj Prokurorinë e rrethit Lushnjë që të bëj hetim jashtë kthetrave dhe ndikimit të partisë në pushtet edhe pse e di mirë që ata janë shndërruar në punëtorë të rëndomtë të partisë së rilindjes. Kanë vajtur sonte familjarët e të ndjerit për të bërë denoncim në këtë Prokurori, por nuk kanë gjetur njeri aty edhe pse ligjërisht duhet të ketë prokurorë të gatshëm, por këta të Lushnjës funksionojnë si dyqan djathi me orar të hënë – të premte nga ora 8:00 deri në orën 16:00.
Brenda 20 muajsh, tre vdekje brenda qelive nga puna e zellshme e xhelatëve politik, Polici, Prokurori e rrethit Lushnjë pas të ndjerit Qamil Zela të ndjerit Robert Shtëmbari dhe sot i ndjeri Fadil Hoxha. As në ditët më të egra të regjimit mostër të diktaturës nuk ndodhnin kaq vdekje brenda këtij harku kohor nëpër qelitë e diktaturës. Ftoj Prokurorin e Përgjithshëm zotin Llalla të mos heshtë për këtë fenomen të shndërrimit të Prokurorisë së rrethit Lushnjë në organ kriminal të inkuizicionit mavi. Të gjithë do të merrni atë që meritoni në një ditë jo të largët. Edhe nëse mendoni t’i shpëtoni ligjit, nuk mundeni t’i shpëtoni Zotit që pa mëshirë do të hakmerret ndaj jush, atje ku ju dhemb më shumë për viktimat e pafajshme që keni sjellë në këtë rreth nga shpirtposhtërsia juaj.