Disa naftëtarë janë proceduar penalisht nga policia pas protestave të vazhdueshme që kanë zhvilluar ditët e fundit.
Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe shprehen se uzina po demontohet. Ata thonë se kjo nuk duhet të ndodhë. Pas shoqërimeve në polici ditën e djeshme, sot policia njoftoi procedimin e nëntë prej tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’, ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’ shtetasit: G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në hyrjen kryesore të KPTHN-Ballsh, janë grumbulluar përpara uzinës bashkë me disa ish-punonjës të tjerë të kësaj uzine, dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore”, njoftoi policia.