Tensionohet situata te Kryeministria. Policia dhe studentët janë përfshirë në konflikt pasi efektivët kanë tentuar të bllokojnë disa fuçi, të cilat u sollën nga studentët me lëndë drusore për t’u ngrohur. Pavarësisht tentativë për t’i bllokuar, studentët arritën të sillni ato pranë grupit ku janë edhe protestuesit e tjerë.
Studentët protestues janë të vendosur për të vijuar të qëndrojnë përpara Kryeministrisë edhe në orët e mbrëmjes.
Ata kanë denoncuar, se një natë më parë, pas kërkesave për dru, për ngrohje, dhe përgjigjes së qytetarëve, policia nuk i ka lejuar për t’i ndezur.
Studentët janë të vendosur për të vijuar të qëndrojnë përpara Kryeministrisë edhe në orët e mbrëmjes. Për këtë, ata u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u çojnë çadra, ndërsa një ditë më parë denoncojnë faktin se policia nuk i la të ndiznin zjarr në bulevard.
“Mbrëmë bëmë kërkesa për dru, sepse kishim ftohtë ndërsa një pjesë e qytetarëve u sensibilizuan për të na sjellë, por policia nuk ka lejuar për t’i ndezur. Çdo qeveri dhe çdo sistem ka barinjtë e tij, por nga ana e tjetër ka edhe kasapët e tij”, tha një studente.