Policia arreston protestuesin, banorët e Unazës së Re rrethojnë komisariatin

Banorët e Unazës së Re vijojnë protestat e tyre të përditshme, ndërsa policia dhe strukturat shtetërore duket se po përdorin të gjitha mënyrat për tiu bërë presion atyre.
Sot forcat policore të Komisariatit nr.2 kanë marrë nga shtëpia e tij shtetasin Besnik Doçi, një protestues i përditshëm i Unazës së Re, shtëpia e të cilit është planifikuar të prishet pa dëmshpërblim.
Doçi ka qenë duke lyer shtëpinë e tij, por forcat e Komisariatit policor po përgatiten t’i presin fletë-arrestin, nën arsyetimin të “ndërtimit pa leje”.
Tashmë protestuesit kanë mbërritur para Komisariatit nr.2. dhe kanë bërë thirrjet e tyre. Protestuesi Dorian Protoduari deklaroi se nëse nuk lirohet Besnik Doçi, protesta do bëhet e përditshme para komisariatit të policisë.
“Kjo është policia që i merr njerëzit me Range Rover. Kjo është policia e drogës, jo policia që ne duam. Ne nuk largohemi pa marrë me vete edhe Besnik Doçin. Ose të na presin të gjithëve fletëarrestet”.
Thirrjet e protestuesve janë “Me gjakun tonë ushqehet krimi”, “Poshtë mafia e ndërtimit”, “Kauza jonë, shtëpia jonë”.
Brenda mjediseve të Komisariatit të Policisë ndodhet deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i cili po kërkon informacion zyrtar mbi motivet e shoqërimit të Besnik Doçit.

Banorët-Ramës: Bëj gati valixhet se erdhi ora që të ikësh
Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme për të protestuar, ku kërkojnë anulimin e projektit korruptim të Rilindjes. Banorët kanë hedhur parrulla kundër kryeministrit Rama.
Ndërkohë banorët i kanë bërë thirrje dhe kryeministrit Edi Rama që të largohet pasi ka ardhur ora që ai dhe kriminelët të bëjnë gati valixhet.
‘Bëni gati valixhet erdhi ora që të ikni. Edi Rama o legen prit Unazën se po vjen’, ishin thirrjet e banorëve.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.

unaza 4

Exit mobile version