Policia rrethon Teatrin Kombëtar! Përshpejtohet shembja, ndërpritet uji dhe energjia elektrike

Vijojnë përplasjet dhe provokimet e policisë, në drejtim të qëndresës së artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Gjatë mesditës së sotme në sheshin e Teatrit ka pasur një numër të shtuar të punonjësve të policisë, ndërsa shtë tentuar që të bllokohet dhe furnizimi me ujë dhe me energji elektrike.

Në të njëjtën ditë me këto zhvillime, dhe me protestën e artistëve që po vijon në 24 orë të ditës, Agjensia e Prokurimit Publik ka nxjerrë dhe thirrjen për Komisionin e Vlerësimit, ku do të paraqiten projekte të reja për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

“Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”. Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nëpërmjet kësaj thirrje fton te gjitha palët e interesuara të paraqesin propozimin e tyre për realizimin e projektit te zhvilllimit të zonës urbane të Teatrit Kombëtar përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Referuar VKM-së Nr.352, date 04.04.2019 “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përcaktimin e kritereve kualifikuese dhe vlerësuese për përzgjedhjen e palës private për realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar, si dhe hartimin e Kontratës për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e APP.

auto Screenshot 11563794206

Exit mobile version