Policia shoqëron me dhunë të rinjtë që po protestojnë, protesta zhvendoset tek Drejtoria e Policisë

Situatë kaotike është krijuar në kryeqytet pas nisjes së protestës së ditës së sotme. Pasi përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, policia ka shoqëruar me dhunë të rinjtë, ndërkohë që revolta e tyre është shumë e madhe.

Në protestë nuk kanë munguar momentet e tensionit. Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të policisë, Ardi Veliu.

Protestuesit nisen për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ndërsa vijojnë rrugëtimin e tyre qytetarët kanë thyer dhe goditur sende të tjera në rrugë. Po ashtu edhe autoboti më ujë është nisur në drejtim të tyre.

Të rinjtë të shumtë në numër nën thirrjet “Drejtësi për Klodianin”, janë në lëvizje të vazhdueshme.

Exit mobile version