Policia shtyp protestën e naftëtarëve, arrestohen disa persona

Disa protestues janë shoqëruar në polici për shkak të përplasjeve të naftëtarëve me forcat e policisë para Mnistrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Mes tyre janë edhe aktivistët e Organizatës Politike si Arlind Qori dhe Arben Kola.

Pavarësisht rezistencës së fortë që i bënë forcave policore, ata u shoqëruan për në polici pasi nuk lejohet grumbullimi nga Covidi.

Naftëtarët e Ballshit kanë mbërritur në Tiranë për të protestuar për pagat e pamarra prej disa muajsh. Mes tyre është edhe kreu i Sindikatës Sokol Dautaj, ndërkohë që nuk kanë munguar tensionet në protestë. Ata kërkojnë një zgjidhje për këtë situatë dhe dëshirojnë që të plotësohen kushtet për rifllimin e punës.

Exit mobile version