Policia sulme të koordinuara te Teatri dhe Astiri, flasin banorët: Efektivët e arrestimeve të veshur me brekë të shkurtra!

Edhe pse jemi në pikun e sezonit të verës, Policia e Shtetit dhe institucione të tjera po kryejnë aksione të koordinuara në dy zona, në atë të Teatrit Kombëtar, dhe në zonën e Astirit, dy pika të nxehta dhe dhembje koke për qeverinë e Edi Ramës.

Mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, policë të veshur si civilë kanë arrestuar dy banorë të Astirit, babë e bir, Edi dhe Maliq Ferhati, dhe kanë terrorizuar qytetarë të tjerë. Banorët pretendojnë se policë të maskuar kanë hyrë në banesat e tyre dhe kanë terrorizuar dhe fëmijët.

“Është ushtruar një terror i paparë, kanë ardhur me brekë të shkurtra dhe të veshur civilë. Kanë qenë të armatosur, janë makina private. Kanë hyrë dje me motora, kanë fikur dritat, kanë xhiruar gomat. Është e turpshme kjo që po na bëhet”, shprehen banorë të tjerë të Astirit që kanë dalë në mbështetje të të arrestuarve.

Nga ana tjetër situata nuk është aspak e qetë dhe në zonën e Teatrit Kombëtar, ku prej më shumë se tre netësh, dhjetra qytetarë qëndrojnë roje, nga frika e një shembje të fshehtë të godinës nga ana e punonjësve të IKMT-së, asistuar dhe nga policia.

Artikulli paraprakOSBE në Vjenë rrëzon ligjin e Ramës për mediat online: Ndikon në lirinë e shprehjes dhe…
Artikulli tjetërBanorët ashpërsojnë tonet: Policët civilë të rrinë sa më larg Unazës, dhunës do t’i përgjigjemi me dhunë