Tensione te protesta e Bregut të Lumit në kreqytet. Policia është përplasur me banorët pasi ajo nuk lejon banorët të futen në banesat e tyre. Një banor është shprehur se do hynte në banesën e tij vetëm për të marrë rrobat pasi ishte i shoqëruar në komisariat por nuk është lejuar.
”Do të nxjerr rrobat e shtëpisë. Ore jeni në terezi ju ore? Me lini të shpëtoj rrobat ore? Pse nuk na leni mor burrë? Na i sillni Erionin e Griseldës këtu. Ose isha i shoqëruar, isha në Komisariat”, shprehet një banor.
Apel për ta lejuar të shkonte në banesë bënë edhe ish-deputetët e PD e LSI, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. “Për të gjitha këto që po bëni do mbani përgjegjësi. Do mbahet përgjegjësi për akte dhunë, duhet t’ju vijë turp”, iu drejtua Klevis Balliu-efektivëve.
Por, qytetari nuk u lejua nga policia. Këtu nis edhe përplasja mes policisë dhe banorëve por policët të shumtë në numër krijuan një gardh të cilin banorët nuk e çanë dot. Efektivë të policisë shtynë edhe ish-deputetët.