Policia terror ndaj banorëve që po u shemben banesat në Tiranë, familjarët shtrihen në mes të rrugës

Familjarët e një banese që rrezikon të shembet pranë Shkollës ”Petro Nini Luarasi” janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.
Banorët e familjes janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar.
Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.
“Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur me disa minuta vonesë, po banorët insistojnë që të mos largohen prej aty.
Ndërsa 4 familje janë të tronditur për shkak se po largohen nga banesa e tyre në zonën e Petro Ninit, pasi i ka dalë ish-pronari me vendim gjyqësor, Fax News ka komunikuar me Aleksandër Gavocin.
Ky i fundit, që është pronar i tokës ku është ndërtuar godina disakatëshe, ka deklaruar se me banorët ka tentuar të zgjidhë me çdo mënyrë situatën, po ata nuk e kanë pranuar. Gavoci shprehet se iu ka premtuar që tiu japë banesa qytetarëve, po ata nuk kanë pranuar.
“Unë jam pronari i tokës, e cila është blerë nga gjyshi im që në vitin 1930. Ne na kanë internuar në Shkodër, na është kthyer nga ana e Komisionit të Kthimit të Pronave.

U kam ofruar të gjitha llojet e zgjidhjeve, me shtëpi me lekë. Kanë ndërtuar pa na përfshirë fare ne. Kanë rënë dakord që të merrnin nga një shtëpi, dhe më pas e kam parë veten te JOQ.
Janë disa dosje në prokurori, dhe komplet unë jam sipas ligjit. Nëqoftë se aty ka diçka qoftë njerëzore qoftë ligjore, le ti marrin të gjitha pronat. Ulu shikojini të gjitha me radhë, ne jemi persekutuar, dhe e shoh të turpshme që të gjendem përballë këtij fakti.
U kam ofruar edhe një kat kur të ndërtohet pallati, dhe nuk kanë dashur. Nuk ka asnjë legalizim, gënjejnë, nuk mundet të legalizohet prona kur çështja është në gjyq. Nuk pinë ujë zgjidhja me këto, janë përgatit që dje, kanë përdorur dhe fëmijët”, shprehet Gavoci.
Kujtojmë se banorët kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.
‘’Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur me disa minuta vonesë, po banorët insistojnë që të mos largohen prej aty.
“Po e kemi me djersë moj, jemi të rregullt me taksa me të gjitha. Ku është qeveria moj? Ku ta çoj unë fëmijën tim? Të na japë përgjigjen shteti, të na japë përgjigjen Aleksandër Gavoçi”, shprehen mes britmave banorët.

auto petro ninin11552295464

Exit mobile version