Policia terror ndaj banorëve të Kukësit për taksën në “Rrugën e Kombit”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me video se si policia me urdhër të Edi Ramës po terrorizon qytetarët e Kukësit.
Qindra forca policie kanë mbërritur në qytetin verilindor që prej tre ditësh, për të ushtruar terror dhe presion ndaj qytetarëve për të mos dalë në protestë.
“Terror policor nga Edvin Kristaq Urrejtja ndaj qytetareve te Kukesit!”, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.
Sportele janë rrethuar dhe ruhen nga forcat Speciale që kanë ardhur nga Tirana. Pas mesnatës ka nisur të aplikohet tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit, ku janë vendosur gjithsej 10 sportele për pagesat. Një prej shoferëve të furgonëve që bëjnë çdo ditë rrugën nga Kukësi drejt Tiranës ka shprehur shqetësimin e tij, pasi është detyruar që të paguajë 5 euro për kalimin, ndryshe nga kolegët e tij që kanë mjete të të njëjtit lloj.
Drejtuesi i mjetit thotë se ka paguar 5 euro me licensë të transportit publik ndërsa shokët e tij nga 100 lekë furgoni është 8+1 dhe është i regjistruar në Kukës.

Terror policor nga Edvin Kristaq Urrejtja ndaj qytetareve te Kukesit! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 17. September 2018

policia rruga kombit1537166879

Artikulli paraprakMbyllja e shkollave në Zallherr, fëmijët ecin 7 km, mësuesit në protestë
Artikulli tjetër172 vetë mungesë personeli në kopshte e shkolla në Kamëz, Nikolla nuk i përgjigjet kryebashkiakut Mziu