Policia terror ndaj banorëve të Lumasit, i tërheq zvarrë, nuk kursen as fëmijët dhe gratë

Protesta e djeshme e banorëve të fshatit Lumas është shoqëruar me dhunë. Policia duke u kërkuar banorëve të lirojnë rrugën që kishin bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit, ka tërhequr zvarrë protestuesit duke dhunuar edhe fëmijët dhe gratë

Pamjet filmike, të siguruara nga vetë banorët e zonës, tregojnë qartë dhunën policore që nuk është ndalur mbi këta banorë. Gra e burra janë qëlluar,janë tërhequr zvarrë dhe janë dhunuar nga efektivët e policisë.

Sipas banorëve-disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të të tjerë janë shoqëruar forcërisht në Komisariat. Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2-muajsh për burimin e ujit të Sinecit dhe prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit,për të penguar mjetet e firmës kontraktuese për ndërtimin e ujësjellësit.

Banorët janë në proçes gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës.

Exit mobile version