Policia terror në mes të Kavajës, reagon Berisha: Hakmarrje me porosi të Edvin Mafisë dhe gjeneral Hashashit

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë të ndalë terrorin që po ushtron në qytetin e Kavajës, disa orë pasi banorët e këtij qyteti ranë pre e kontrolleve të befta të Policisë pa asnjë shkak apo arsye të njohur. “Stop terrorit të narkoshtetit në Kavajë!, ka bërë apel Berisha në Facebook. Falangat e krimit me uniformë, me porosi të Edvin Mafisë dhe gjeneral Hashashit i bllokojnë qendrën, qytetit dhe ushtrojnë terror hakmarrës! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”.

Denoncimi i qytetarit është shoqëruar me foton e mëposhtme:

Terror në mes të Kavajës!
Policia dhe Antiterrori, postbllok në qëndër të qytetit për të demonstruar forcën si dikur Agron Tafa në kohën e Ramiz Alisë.
Gjithçka bëhet për të trembur popullin, pasi postblloqet bëhen në hyrje dhe dalje të qytetit, jo në qëndër të saj, Doktor!

 

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërKryemadhi: Shqiptarët, urrejtje dhe mallkime çdo ditë! Largimi i Edi Ramës, kusht i shqiptarëve!