Policia thërret studentët në Komisariat dhe u bën presion të ndalin protestën, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një prindi, i cili shkruan se, në orën 15:00 I aknë thirrue djalin e tij student në KomisariatinNr.1 për t’i bërë presion pasi ka dy muaj që merr pjesë rregullisht në protestë edhe pse është student në vitin e 2 master në Juridik.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ndal terrorit policor ndaj studenteve greviste!
Prindi dixhital denoncon presionin policesk te Edi Rames ndaj te birit student grevist. sb
Doktor pershendetje jam Baftjar Nela me kane thirre djalin tim Aleksandrin ne oren 15:00 te Komisariati i Policise Nr.1, per ti bere presion pasi ka dy muaj qe merr pjese rregullisht ne proteste edhe pse eshte student ne vitin e 2 master ne juridik.
Botoje pa problem.
Ndërkohë, pothuajse të gjitha fakultetet në Tiranë kanë votuar për vijueshmërinë e bojkotit, në mënyrë të atillë që të shuheshin zërat se studentët dëshironin mësim.
“Rezultatet flasin vetë, ku pasi u votua në mënyrë demokratike, transparente, ajo që pritej ndodhi.
Shumica e studentëve votuan pro vazhdimit të bojkotit.
Media të shitura dhe ju mercenarët e qeverisë, tani gjeni ndonjë alibi tjetër”, shkruan protestuesi Klajdi Bello në një postim në Facebook.

Exit mobile version