I dyshuari i katërt në incidentin e Dallasit, i cili ishte i përfshirë në të shtëna të vazhdueshme me policinë në një garazh parkingu, është vrarë, raportojnë disa media lokale. Por, policia nuk e ka konfirmuar këtë lajm, raporton “BBC”.
I dyshuari ishte njëri nga katër personat që besohen se kanë kryer një sulm të bashkërenduar për t’i vrarë policët e Dallasit.
Të tre të dyshuarit e tjerë gjenden në paraburgim tashmë.