Policia e Elbasanit raporton se ka zbuluar autorin e ngjarjes së ndodhur sot në këtë qytet, ku u sulmua me gur qendra shëndetësore në lagjen ‘Skënderbej’ ku u thyen xhamat.
Sipas policisë është proceduar shtetasi A. B për shkatërrim prone, i cili është lënë më pas në gjendje hetim të lirë.
Deklarata e policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:
A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00, ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.