Policja në protestë kundër shembjes së shtëpisë, tani rrezikon të pushohet edhe nga puna

Banorja që rrezikon të dalë sot nga banesa, emri i të cilës nuk bëhet e ditur, është njëherësh dhe punonjëse e forcave të rendit. Në rrezikun e prishjes së banesës, ajo rrezikon që të mbetet dhe pa punë për shkak të protestës së saj.
Duke folur në Fax News ajo ka treguar dhe dredhitë që sipas saj biznesmeni Aleksandër Gavoci ka bërë ndaj tyre.
‘’Unë jam në proces legalizimi, nuk na merrnin denoncimin, unë mund të humbas punën, po nuk më shqetëson kjo gjë.
Ç’faj kemi ne? Nuk i kemi vjedhur askujt, Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është njeri, nuk është biznesmen. Jemi ulur me të në tavolinë dhe të nesërmen na sjell përmbarimi.
Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vëjë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.
Të gjithë gjyqtarët që kanë trajtuar çështjen tonë janë jashtë nga Vetingut, dhe ne humbasin pronën tonë, jemi brezi i katërt që lindim në këtë banesë, dhe ende na quajnë të ardhur”, shprehet banorja, e cila është njëherësh dhe efektive e policisë.

Exit mobile version