Politika e vjetër e tranzicionit vijon paktin e kahershëm për të bërë “sikur”/ Basha: Të vendosur për të çjerr maskën e politikanëve hipokritë të tranzicionit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social facebook një video të pjesëmarrjes së tij në Kuvendin Zgjedhor të degës 15 në Tiranë.

Basha shprehet se politika e vjetër e tranzicionit vijon paktin e kahershëm për të bërë “sikur” zihen dhe pastaj përfundojnë në pazar.

“Bëjnë “sikur” zihen, pastaj përfundojnë në pazar. Bëjnë “sikur” protestojnë kundër korrupsionit, por votojnë për të amnistuar të korruptuarit e pushtetit. Bëjnë “sikur” bashkohen me njëri-tjetrin, por janë më të përçarë se kurrë.” – shkruan Basha.

Më tej ai thotë se “Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për ta çjerr maskën e hipokrizës së politikanëve që e kanë mbajtur peng këtë vend vetëm për interesat e tyre dhe në dëmin e shqiptarëve”.

Më poshtë postimi i plotë i Bashës:

Politika e vjetër e tranzicionit vijon paktin e kahershëm për të bërë “sikur”.

Bëjnë “sikur” zihen, pastaj përfundojnë në pazar. Bëjnë “sikur” protestojnë kundër korrupsionit, por votojnë për të amnistuar të korruptuarit e pushtetit. Bëjnë “sikur” bashkohen me njëri-tjetrin, por janë më të përçarë se kurrë. Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për ta çjerr maskën e hipokrizës së politikanëve që e kanë mbajtur peng këtë vend vetëm për interesat e tyre dhe në dëmin e shqiptarëve. Jemi të vendour ta bëjmë përditë, duke marrë përsipër një sfidë në kufijtë e misionit. Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarin Saimir Lika të dalë nga Kuvendi Zgjedhor i degës 15 në Tiranë! Po ringrejmë një PD për të gjithë shqiptarët, pa dallim! Do t’ia dalim se kemi në krah të vërtetën!

Artikulli paraprakAleanca kundër Shqipërisë dhe SPAK!
Artikulli tjetërPse vitamina C duhet pikërisht tani, dozat e nevojshme dhe ku gjendet