Politika jonë dhe guri i Sizifit

Nga Fitim Zekthi

Duket se ne si komb kthehemi gjithnjë në pikën ku nisemi. Nuk kemi fuqi ta ngjisim, ngreme lart diçka pa u kthyer përsëri pas. Ky është fati jonë, ndëshkimi jonë.
Sizifi ishte mbreti i Efirës dhe u dënua nga perënditë të mbante një gur mbi shpinë duke u ngjitur në majë të malit. Kur arrinre atjei ai rrokullisej poshtë. Ngjitja dhe rrokullisja vazhdonin në përjetësi. Nje denim i tmerrshem ky. Ai u dënua për shkak se ftonte në pallatin e tij njerëz dhe i vriste. Ai kërkoi të vrasë vëllanë dhe joshi të bijën e tij. Nuk njihte me kufi. Ai lidhi Thanatosin pasi arriti ta gënjejë duke bërë që të mos kishte më vdekje dhe duke tërbuar Aresin.
Shkurt u dënua për megalomaninë, dhunen, epshin per pushtet, arrogancen dhe mashtrimet. Për këtë mit ka dhjetra interpretime.
Lukreci thotë se ai personifikon politikanët që aspirojnë për detyra politike, dështojnë gjithnjë, humbin gjithnjë, kerkojne gjithnje, nuk ndalen se kerkuari me cdo mjet. Pushteti i cili kërkohet me ngulm dhe forcë, me intriga dhe lloj lloj veprimesh te pamoralshme, pikërisht ky pushtet në thelb është “një gjë bosh” është në fakt ky gur që mbahet shpinë thotë Lukreci, gur qe kthehet perseri poshte, atje ku u nis.

Edhe ne si komb, të shikuarit e pushtetit në këtë mënyrë na bën gjithnjë të kthehemi aty ku ishim. Politikanëve tanë u është kthyer pushteti bash si ky guri që mban Sizifi. Ky gur në fund rri në shpinë të popullit.

Artikulli paraprakPakti për avionët, “Le Monde” shpërthen ndaj Macron: Po armatos një autokrat dhe filorus që nxit trazira në Kosovë!
Artikulli tjetërUrat mbartin kujtimet e komuniteteve lokale në Shqipëri