Politika mes dosjeve të spiunëve edhe protestave të dështuar!

Nga Ermal Peçi

Sot pas 33 vitesh nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, shqipëria gjendet përballë të njëjtit fenomen të politikanëve të cilët jetëgjatësin e tyre politike e kanë po aq sa Enver Hoxha. Shqipëria dhe shqiptarët fatkeqësisht jo për faj të tyren kanë jetuar me të pavërtetën për të ditur se cilët ishin spiunët e sigurimit të cilët veshën pardesytë edhe u shitën për të djathtë e larguan nga ajo parti palcën e vërtetë, të persekutuarit duke zaptuar çdo post në hierarkin e asaj partie. Në shqipëri fatkeqësisht nuk është bërë politikë por dosjet janë përdorur për të shanatazhuar edhe eleminuar kundërshtarët politik ose për t’i pasur në rresht, si të bindur të cilët nuk guxojnë të kalonim apo ta luftonin Sali Berishën.

Lulzim Basha sot në këtë ditë e cila ka simbolikë shumë të fortë, ai zgjodhi mos të bëj zhurmë por të bëj politikë, të përdori çdo instrument që ka në dorë një politikan. Të flasi për një të vërtetë e cila ka 33 vite që luhet në kurriz të shqiptarëve. Dosjet e sigurimit, të ish-spiunëve të regjimit por edhe bashkëpunëtorëve të KGB-së edhe UDB-së.

“PD ka dërguar në parlament një propozim i cili synon lustracionin, hapjen e plotë të dosjeve edhe si shërbim ndaj demokracisë, eliminim i atyre që kontrollojnë në mënyrë të paligjshme dosjet, për të ushtruar presion, hapja e dosjeve është një premtim i pa mbajtur, dështim pa asnjë ekzagjerim epokal, në periudhën që po përjetojmë, të ringjalljes së aspiratave sunduese të Rusisë putiniste dhe aleatëve të vet të fshehur të Ballkanit Perëndimor siç është Serbia e Vuçiç. Ekspozimi i plotë i agjenturës jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri.

Ndërkohë në orën 17:30 Konfederata e Opozitës kishte thirrur për një protest e cila flitej se do të ishte madhështore por në fakt rezultoj një dështim. Prej kohësh propaganda e Rithemelimit tentonte për t’I dhënë dhënë karburant opinionit publik se kjo do të ishte një protest madhështore por e cila rezultoi se mblodhi diku tek 6 mijë deri në 7 mijë protestues.

Një lëvizje e cila bërtet se është shumicë edhe ka pranë vetes së saj, ish-ministra, ish-drejtora të fuqishëm, ish-doganier, ish-tatimor edhe ish-drejtues policie. Një protest e cila ishte e vakët me një narrativë të vjetëruar edhe me figura të ricikluara duket se nuk po krijon empati tek qytetarët.

Por ndërkohë që ulërisnin në shesh se ata janë të vetmit që e luftojnë regjimin, rrjeti investigativ Birn I cili në fakt njihet për paanësinë politike edhe si një media serioze publikoi lajmin se deputeti I Rithemelimin Bledion Nallbati kishte bashkuar votat me Partinë Socialiste dhe ju jepte amnisti zyrtarëve të dënuar nga Gjykata e Posaçme.

Prandaj ky është teatri opozitar I Rithemelimit, në një anë bashkoj votat me Partisë Socialiste, flasin për rregjim, kur janë vet pjesë e rregjimit me rrjetin e tyre ekonomik, flasin për varfëri kur jetojnë në luks. Kjo është e vërteta përtej çfarë flitet në studio televizive, e vërteta që gjithë klasa e vjetër politike nuk mblodhi dot më shumë se 7 mijë veta me gjithë pushtetin ekonomik që kanë zotëruar dhe kanë fituar mbi kurriz e qytetarëve. Shqipëria sot nuk ka më nevojë për protesta të dështuara edhe për kauza fallco, vendi ynë duhet të dijë të vërtetën e dosjeve të sigurimit. Kush janë spiunët që kanë bashkëpunuar me UDB-në edhe KGB-në edhe që cënon interesat kombëtare.

Shqipëria sot ka nevojë për politika kombëtare edhe për të mësuar të vërtetën që politikanë e trazicionit e kanë shtrëmbëruar, kush janë spiunët që na janë shitur për patriota.

Exit mobile version