“Politikanët e lartë dhe me pushtet e bëjnë dramë sapo akuzohen”, Zekthi: Veliaj të priste vendimet e gjyqësorit jo të sulmonte prokurorin

Analisti Fitim Zekthi, duke diskutuar për temën “Kush i nxjerr dosjet e SPAK?” në emisionin “Open” në News24 të moderuar nga Eni Vasili, deklaroi se ata që kanë pushtet politik nuk mund të bëjnë zhurmuesin në media kur akuzohen nga SPAK.

“Njerëzit duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, me pushtet apo pa atë, të vegjëlit mbahen në burg dhe nuk kanë fuqi. Dramë bëhet nga të të tjerët, kryesisht nga politikatanët e lartë dhe me pushtet, që sapo hetohen, bëjnë gurgule apo akuzohen.

Duhet të respektohen standartet e gjyqësorit, Veliaj duhet të priste vendimet e gjykatës jo të sulmonte. Gjyqi politik ndaj prokurorit nuk ishte mënyra më e mirë” – pohoi Zekthi.

Exit mobile version