Ndërsa qytetarët dhe bizneset nuk kanë pëfituar nga uljet e vazhdueshme që Banka e Shqipërisë i ka bërë kostos së lekut, ajo që ka dalë me leverdi është Qeveria. Gjatë vitit 2015, janë paguar 1.4 miliardë lekë më pak për të mbuluar shpenzimet për borxhin që u merret qytetarëve, për shkak të rënies së ndjeshme të interesave bonove të thesarit dhe obligacioneve. Kjo situatë ilustrohet në buxhetin faktik 2015, që është dorëzuar në Kuvend. Në këtë dokument theksohet gjithashtu se borxhi publik arriti në fund të 2015-ës në 72.2%, duke ndjekur një trajtore të vazhdueshme rritëse që prej 2010-ës dhe duke regjistruar nivelin më të lartë në rajon pas Serbisë. Uljet e vazhdueshme të normës bazë të interesit për lekun nga Banka e Shqipërisë kanë rezultuar me leverdi për Qeverinë. Kjo pasi është paguar më pak për interesat e borxhit të brendshëm që ekzekutivi u ka marrë qytetarëve nëpërmjet bonove të thesarit dhe obligacioneve. Në Buxhetin Faktik 2015 që ka mbërritur tashmë në Kuvend, në pritje që të diskutohet në Komisionet parlamentare, theksohet se nga buxheti i shtetit janë paguar për shlyerjen e interesave të borxhit në total 38.6 miliardë lekë. Në krahasim me vitin 2014, këto shpenzime rezultojnë rreth 1.4 miliardë lekë më të ulëta ose 3.6 për qind më pak. Ndër arsyet kryesore që kanë ndikuar në uljen e shpenzimeve për borxhin janë reduktimi i intreresave të letrave me vlerë të Qeverisë, si dhe me nivelin e lartë të likuiditetit në sistemin bankar. Ndërkohë, për sa i përket borxhit të jashtëm, interesat e tij në shumë absolute vlerësohen me 3 miliardë lekë rritje si rezultat i shtimit të disbursimeve dhe stokut të borxhit të jashtëm. Për vitin 2015, borxhi publik i vendit regjistroi nivelin 72.2%, duke shënuar një rritje me 2.4% kundrejt vitit 2014 dhe duke ndjekur një trajektore të vazhdueshme rritëse që prej vitit 2010. Madje, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit pas Serbisë. Ky tregues konsiderohet aktualisht një ndër rreziqet kryesore për financat publike dhe ekonominë dhe për këtë arsye Qeveria nën asistencën edhe të FMN-së, po ndjek një regjim të fortë fiskal, nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve për të reduktuar borxhin.
Kryesore
Continue to the categoryVendimi i Gjykatës Kushteteuse nuk hoqi asnjë imunitet të asnjë deputeti
Nga Fitim Zekthi
Ka vite, por të paktën që nga viti i kaluar ky diskutim ka hyrë në një fazë tjetër, që imuniteti parlamentar bëhet...