Deputeti demokrat, Genc Pollo deklaron se faktori ndërkombëtar po bindet për krizën e thellë politike, në të cilën është përfshirë Shqipëria dhe se zgjedhjet nuk do të mund të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës. Përmes një interviste televizive, deputeti Pollo paralajmëron se stabiliteti në vend është rrezikuar seriozisht në rast se, kriza do të thellohet edhe më tej. Pollo thekson se mos zhvillimi i zgjedhjeve do të dëmtojë rëndë demokracinë në vend. Sipas tij duhet të jetë qeveria teknike, ajo që do të duhet të miratojë vettingun, menjëherë pas krijimit të saj. “Përpjekje ndërkombëtare, megjithëse u paraqit si një propozim i tyre, në fakt ishte një propozim me të cilin qeveria ishte e detyruar të binte dakord, por nuk ishte i mjaftueshëm. Me durim dhe qartësi edhe ndërkombëtarët binden se në këto rrethana nuk mund të ketë zgjedhje. Reforma duhet bërë, Vettingu duhet miratuar menjëherë pas qeverisë teknike, por po nuk patëm zgjedhje nuk kemi përfaqësi demokratike, nuk kemi edhe stabilitet. Stabiliteti mund të jetë i sigurt në pamje, por po nuk pati kolona demokratike që ta mbështesin, mund të shkërmoqet pa pritur dhe pa kujtuar”, shprehet deputeti demokrat, Genc Pollo. Nga ana tjetër ai thekson se, Rama duhet të në mënyrë absolute të tërhiqet nga këmbëngulja e tij për të mos lëshuar karrgien kryeministrore, çka do t’i hapte rrugë dhe zgjidhjes së krizës në vend dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira. “Ndryshe nga ç’thoshte deri pardje, data e zgjedhjeve absolutisht nuk vihej në diskutim, qeveria nuk lëviz fare. Si pasojë e zhvillimeve politike, Edi Rama pranoi të thyente tabutë e veta dhe ky është një fakt që duhet njohur. Fakti që u pranua nga Edi Rama të lëshonin gjysmën e qeverisë dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve është një shenjë se deri diku, por jo sa duhet që edhe kuptimi i gjendjes ku ndodhet ka depërtuar në mendjen e tij. Le të jemi optimistë të moderuar dhe të themi se e ka marrë vesh që duhet të lëshojë, por jo të lëshojë thasë rëre për të mbajtur në hava ballonin e tij, por të kuptojë një qeveri teknike ku Partia Socialiste dhe Edi Rama të jenë të përfaqësuar edhe në koncept, edhe në formulë, edhe nominalisht.
Kryesore
Continue to the categoryMungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore
Nga Ben Andoni
Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës...