Pollo: Qeveria e paaftë, vendin e mbuloi kanabisi

Deputeti Genc Pollo në fjalën e tij është ndalur tek situata e krijuar me maturantët, të cilët kanë protestuar ditët e fundit, pasi nuk rezultojnë fitues në universitet. Pollo tha se, Ligji i Arsimit të Lartë është i paqartë dhe për këtë akuzon qeverinë se është e paaftë për të përmirësuar sistemin arsimor. “Ligji i Arsimit të Lartë është i paqartë. Kjo qeveri është e paaftë, sistemi arsimor është abuziv. Ligji për Arsimin e Lartë solli ngatërresa”, tha Polli. Ndërkaq, deputeti demokrat tha se i gjithë vendi është mbjellë me kanabis, duke shtuar se ndonëse këto raste janë denoncuar, Kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë heshtur. “Vendi është i mbushur me kanabis. Është denoncuar përhapja e gjelbërimit me kanabis kudo në vend. Kjo është bërë me formula të qarta të investimit dhe të ndarjes së fitimit. Kemi denoncuar rastin e Ballshit, ku kryetari i Bashkisë shkoi me Policinë Bashkiake. Heshtje komplet. Kisha pritur të shprehej ministri apo Kryeministri. Ky i fundit tha luftuam kanabisin në Lazarat e tani janë fshehur nëpër male. Në çdo mal e kodër janë zoti Kryeministër. Kanë mbjellë kudo”, tha Pollo.

Artikulli paraprakDroga e krimi vendosi për Dibrën, Rama humb kontrollin në Parlament
Artikulli tjetërKeta: Ata që mendojnë si Rama, e gjejnë fajin tek opozita