Pollo: Vota e anëtarësisë tregoi atë që ndihej e dihej

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, deputeti i PD, Genc Pollo i ka shprehur urimet e tij kreut të kësaj force Lulzim Basha. Pollo shkruan se vota e anëtarësisë tregoi atë që ndihej e dihej. Ai shtoi më tej se sfida jo të lehta e presin PD e Shqipërinë. Megjithatë nuk harroi as të përgëzonte kundështarin e Bashës, Eduard Selamin për qëndrimin ndaj rezultatit e urimin e fituesit. “Urimet më të pëzemërta kryetarit të PD Lulzim Basha. Vota e anëtarësisë tregoi atë që ndihej e dihej. Përkrahje për sfidat jo të lehta që presin PD e Shqipërinë. Përgëzime z. Selami për fushatën gojëmprehtë e sidomos për qëndrimin ndaj rezultatit e urimin e fituesit. Koha për të parë përpara e për të kontribuar për Partinë Demokratike e për një opozitë efikase kundrejt rilindistëve 2.0 që me gjasë do të shtojnë zullumin”, shkruan Pollo.

Artikulli paraprakTritan Shehu: Bashkë për betejën e ardhshme
Artikulli tjetërNgjela: Rama po imiton intelektin e Hoxhës që të çon në terrorizëm!