Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se, Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën, raporton VOA.
Korrupsioni, thotë kryediplomati amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara.
Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me familjet në ShBA.
Uashingtoni, tha ai, do ta vazhdojë më tej këtë praktikë.
Nga Shqipëria në këtë listë, janë 3 ish zyrtarë dhe familjet e tyre, që e çojnë në 14 numrin e përgjithshëm të individëve që u ndalohet hyrja në Amerikë.
Zyrtari i fundit nga Shqipëria i përfshirë në këtë listë ishte ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
E njëjta masë është marrë më parë për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi.
Ndersa VOA i kujton dosjen e zeze te korrupsionit te Dakos, Rama i ka sfiduar hapur duke e marre me vete Dakon ne Turqi si dhe duke e rikthyer “te beje letrat” ne Bashkine e Durresit.