Popullorët Europianë, thirrje historike shqiptarëve: Mbroni demokracinë, ajo që po bën Rama, e papranueshme

Popullorët Europianë i kanë bërë një thirrje historike shqiptarëve që të ngrihen dhe të mbrojnë demokracinë. Ata i konsiderojnë të papranueshme sjelljet e Ramës me dhunimin e Kushtetutës dhe ndryshimin e Kodit Elektoral në mënyrë të njëanshme dhe deklarojnë se është detyrë e partive të opozitës dhe popullit shqiptar që të mbrojnë demokracinë.

“U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane”, shprehen ata në një deklaratë zyrtare sot.

Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler, ka reaguar lidhur me miratimin e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës që u bë dje në Parlament nga mazhoranca socialiste.

Në një postim në Facebook, Gahler shprehet se ka ardhur koha që populli shqiptar të mbrojë demokracinë e vendit të tyre.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE:

Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën reale dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Është e pranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral. Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.

Exit mobile version