Porti Alabbarit/ Si ka vepruar në Beograd klienti i Vuçiçit

Një projekt të ngjashëm me atë për të cilin ka marrë lejen në portin e Durrësit, investitori arab, Mohamed Alabbar, ka nisur vite më parë edhe në Beograd, me mbështetjen e fortë të qeverisë së Vuçiçit. Duke qenë se ai pretendon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Budapest, me qeverinë e Orbanit, një gazetë hungareze, “Indeks”, ka shkuar të verifikojë se si shkon projekti i Eagle Hills Properties në Serbi. Duke qenë se Alabar zgjedh si pre të tij vende të drejtuar nga liderë autokratë, Lapsi.al ka vendosur ta përkthejë këtë artikull, për të kuptuar më shumë. Ne e kemi përkthyer nga frengjishtja pas një përzgjedhjeje që i ka bërë shkrimit, revista e njohur franceze “Courrier International”, që bën një përmbledhje elitare të shtypit botëror. Aty sheh ngjashmëri të frikshme me ç’ka ka ndodhur në Shqipëri. Para taksapaguesish që shkojne tek privati, ligje speciale për një investitor të vetëm, dëbim me dhunë i atyre që kishin pronën, dyshime për pastrim parash, apartamente të shtrenta ndërkohë që qyteti ka të tilla bosh, shpërfytyrim të arkitekturës tradicionale…Këto mund të mësojnë shqiptarët nga biznesmenët që Vuçiç pason tek Rama

Nga Alvarez Peter/ Index*

Në një kafene pranë ministrisë se Financave Serbe, arkitekti Bojan Kovaçeviç i vë pikat mbi “I”. “Projekti i Beogradit ujor është si kanceri. Ai po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Nëse ju shkoni në bregun e majtë të Savës [një degë e Danubit], do të shihni nga njëra anë siluetën e arkitekturës së shekullit të 19-të dhe nga ana tjetër një lagje që del nga hiçi, që e ndërpret dhunshëm këtë trashëgimi. Nga ana arkitekturore, nuk do të ketë kurrë dialog thelbësor midis dy stileve. Për mua, kjo lloj arkitekture është e tmerrshme dhe primitive. Ajo të shtyn të mendosh se sa larg është Dubai nga traditat arkitekturore evropiane”.
Profesori universitetit në pension vazhdon: “Nuk është fjala për të qenë djathtas ose majtas. Nuk varet nga fakti që presidenti Vuçiç dhe përkrahësit e tij i përkasin elitës kulturore apo shtresave më të ulëta të popullsisë. Interesi ynë ishte që ta përdornim sa më me kujdes këtë zonë të kalatave buzë Savës, por ajo po i shërben vetëm investitorëve arabë”. Sipas tij, ky investim është një fatkeqësi urbane për Beogradin, sepse shton numrin e shtëpive të boshatisura ndërsa 10.000 shtëpi
janë tashmë të pabanuara në kryeqytet.

Në Budapest, një lagje kullash për zyra dhe banesa luksi do të mbijë nga toka (në verilindje të qytetit). Një kantier ndërtimi që i është besuar kompanisë Eagle Hills Properties, të drejtuar nga biznesmeni i Dubait Mohamed Alabbar (miliarder ndërtues i kullës Burj Khalifa, më e larta të botës). Në Beograd, i njëjti Alabbar, pothuajse ka përfunduar projektin e ngjashëm, Beograd Waterfront. Ne morëm me qira një apartament nga ato që tashmë qenë gati. Arkitekti Bojan Kovaçeviç ka të drejtë kur thotë se këto kulla nuk kanë pikë lidhje me pjesën tjetër të qytetit. Megjithatë, vendi është i mirëmbajtur dhe shumë më i pastër se sa lagjet e tjera të kryeqytetit. Në këto të fundit, shumica e ndërtesave do të kishin nevojë për rinovim. Rrugët, kanë ndriçim të dobët, dhe trotuare të pakalueshme. Autori i këtyre rreshtave për pak sa nuk ndrydhi kyçin e këmbës në një gropë të thellë, në një nga rrugët e këmbësorëve në qendër të qytetit.

Në hyrje të qendrës gjigante tregtare të Beograd Waterfront, ne takohemi me Nenad Militareviç, ish prezantues i njohur i radios serbe. Ai u detyrua ta braktisë gazetarinë dhe nuk prezanton më emisionin e tij në Radio Beograd 1, që nga viti 2017. Nenadi tregon se u largua nga radioja pas presioneve politike në rritje që synonin t’i impononin atij se kë duhej të ftonte ose jo në programin e tij, ndërsa ai synonte të jepte informacion sa më të vërtetë dhe të balancuar. Tani ai ka filluar punë si shkrues tekstesh reklamuese.
“Ky ishte një projekt publik prioritar, shpjegon ai. Por askush nuk e di masën e subvencioneve të marra nga Eagle Hills, as pronat e qeverisë serbe dhe as pjesëmarrjen e saj në investim. Ajo që është e sigurtë është se apartamentet janë të mbiçmuara si vlerë dhe të paarritshme për një serb me rrogë normale. Ato janë blerë kryesisht nga shtetas të lindjes të mesme dhe të huaj nga vendet e tjera, kompanitë e të cilëve janë të lidhura ngushtë me shtetin dhe marrin pjesë në projektet publike”.
“Banesat janë vërtet të vogla dhe me cilësi të dobët”, vazhdon Nenad Militareviç. Unë e konfirmoj se qeveria serbe, ende pronare e një pjese të truallit i’a dhuroi atë investitorit, në vitet 2010, falë një ligji special. Eagle Hills Properties ka investuar vetëm 300 milionë euro për projektin, i cili fillimisht vlerësohej në 3 miliardë euro.
Nenad Miltareviç rrëfen se persona me kapuça në kokë mbërritën në këtë zonë përgjatë natës së zgjedhjeve të përgjithshme të 2016-ës, të armatosur me shkopa bejsbolli dhe makina të blinduara, për të dëbuar banorët që jetonin këtu dhe për të shkatërruar në mënyrë të paligjshme ndërtesat e tyre të vjetra.
Banorët i thërrisnin më kot forcat e rendit. Policia as nuk e mori mundimin të shonte në vendin ku sot ngrihet një rrokaqiell, plot apartamente, qendra tregtare dhe dyqane luksoze.
Banditët që sulmuan, pavarësisht se nuk e rrahën e lidhën me litar rojen e sigurisë që gjendej aty, i cili nga tronditja u transportua në gjendje shoku në spital, ku dhe vdiq disa ditë më vonë.

Ndonëse qeveria e Serbsë e ka nënshkruar kontratën me investitorin në vitin 2015, protestat kundër këtij projekti filluan vetëm pas prishjes ilegale të ndërtesave të vjetra.
“Beograde Waterfront tregon se si Vuçiç drejton vendin, thotë Nenad Militareviç. Gjithçka që ka rëndësi për të është spektakolariteti i investimit, me anë të të cilit ai mund të mburret dhe të thotë se gjithçka po shkon shumë mirë në Serbi. Në vend që të rinovonte stadiumet ekzistuese, ai ndërtoi një stadium të madh kombëtar. Atij nuk i intersojnë problemet thelbësore, por të padukshme, si trajtimi i ujrave të zeza. Për Vuçiçin, njerëzit duhet evoluojnë nëse duan të përmirësojnë jetën e tyre. Ai flet marrëzia, si psh. fakti që së shpejti Serbia do të prodhojë makina fluturuese. Përveç kësaj, ai është mjaft inteligjent për të kuptuar interesin e tij duke i kontrolluar mendjet e njerëzve me anë të një makinerie propagande që shet gënjershtra të cilat e përshkruajnë si epokë e artë atë çfarë po ndodh në vend”, nënvizon ish-gazetari.
Në qendër të qytetit të Beogradit takojmë edhe historianin e artit, Sasha Vojnoviçin. Kur ai mëson se ne kemi marrë me qira një apartament në lagjen e re elitare, ai na shikon me përbuzje, ndonëse e di shumë mirë që këtë zgjedhje e kemi bërë për arsye profesionale. Sasha Vojnoviç ishte një nga organizatorët kryesorë të protestave që shpërthyen kundër projektit, menjëherë pas ngjarjeve të natës së zgjedhjeve. Me miqtë e tij, ai mblodhi deri në 50,000 njerëz në një demostratë që konsiderohet si një nga më të mëdhatë që pas rënies të regjimit të Millosheviqit.

“Pastrim parash”

Sipas tij, vetëm shefi i policisë lokale u mor nën hetim për mosveprimin e policisë natën e zgjedhjeve. Por autoritetet më pas negociuan dhe ai u shpall i pafajshëm. Ai tani zotëron një vilë katërkatëshe, “madhështore”, në një periferi paqësore të Beogradit. Sipas rrfimit të studiuesit, televizioni shtetëror serb shpërndau vetëm informacione mashtruese për ngjarjen dhe gazetarët e tij propogandojnë vetëm aspektet pozitive të projektit, duke injoruar detaje të rëndësishme. “Diskursi dominues pretendon se po jetojmë në një epokë të artë dhe që ne, pra ata që rezistojnë, jemi kundër saj, duke i shërbyer armikut të huaj që do të ndërhyjë në punët e vendit. E vërteta është se ky investim duhet t’i shërbente të mirës publike. Në vendndodhjen e Beograd Waterfront duhet të ngriheshin shkolla, një universitet arti dhe një spital dhe jo rrokaqiejt që pengojnë banorët e qendrës së qytetit për të parë bregun e lumit nga shtëpia e tyre”, thotë Sasha Vojnoviç.

“A i shërben të mirës publike një apartament blerjen e të cilit një njeri normal nuk mund ta përballojë? A është në interesin e përgjithshëm një qendër tregtare ku një person normal nuk mund të bëjë asgjë?, shton ai, duke konfirmuar se janë gati planet e zgjerimit për të ndërtuar kulla të ngjashme edhe në hapsirën e gjelbërt në bregun tjetër të Savës.
“Zhvillimi urban dhe lloji i arkitekturës që është ndërtuar në shkretëtirë nuk mund të përbëjë një projekt evropian. Pse të ndërtohet sërish kur 70% e apartamenteve janë bosh? pyet Sasha Vojnoviç. Askush nuk e kontrollon origjinën parave, ndërsa shumë blerës kanë paguar për apartamentet me para në dorë. Ne duhet të shqyrtojmë se cilët janë këta blerës që kanë këto sasi cach-i. Unë mendoj se i gjithë projekti ka shërbyer vetëm për pastrim parash”, shton aktivisti.

Robert Kozma, një politikan i ri në opozitë, është deputet i Frontit të Majtë të Gjelbërt. Partia e tij u formua në vitin 2018 pas valës së madhe etë protestave kundër projektit të Alabbarit. Sipas atij, njerëzit e dëbuar nga shtëpitë e tyre nuk u dëmshpërblyen kurrë. Disa të prekur arritën të marrin ndihmë për të paguar qeranë, por asnjë nga viktimat nuk ka qenë në gjendje të blinte asnjë pronë.
“Fondet nga buxheti i qeverisë dhe ai i Beogradit u përdorën për të ndërtuar apartamente luksi nga një i ashtuquajtur investitor privat nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që ai të mund ti shesë disa fish më shtrenjtë. Nëse shikojmë kontratat e projektit, investitor i vërtetë është shteti serb dhe banesat luksoze janë ndërtuar me paratë e taksapaguesve, ndërkohë që një e katërta e popullsisë nuk ka ende akses në tubacione të përshtatshme. Apartamentet kushtojnë 10 000 euro metri katror. Eshtë një katastrofë ekonomike për serbët dhe Serbisë”, thotë deputeti i opozitës.
Ne kontaktuam zyrën e Aleksandër Vuçiçit dhe atë bashkisë së Beogradit. Bashkia nuk i’u përgjigj kërkesës sonë. Shërbimi për shtyp i presidencës sërbe na premtoi se do na kthente përgjigje për një ose dy ditë si dhe do na siguronte një intervistë me një poli

Artikulli paraprak“E realizova ëndrrën time”- Kalus Gjasula zbulon arsyen pse u tërhoq nga Kombëtarja Shqiptare: Jam menduar gjatë dhe me ftohtësi kam gjykuar se…
Artikulli tjetërAt Zef Pllumi, françeskani që rrëfeu ferrin komunist