Në periudhën janar-gusht të këtij viti, në Portin e Durrësit u përpunuan 347 anije tregtare dhe 717 tragete, me një vëllim të përgjithshëm 2.25 mln tonë mallra. Sipas burimeve zyrtare aeroportuale, tragetet transportuan gjatë kësaj periudhe 492,360 tonë mallra, ose 1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sasia e mallrave të përpunuara gjatë këtyre 8 muajve u llogarit në rreth 1.5 mln tonë mallra, ose 18% më shumë krahasuar me 8-mujorin e vitit 2015. Sa i përket eksportit, të dhënat tregojnë për përpunim të 708,000 tonë mallra eksporti, me rënie rreth 27% . Çimento dhe llamarinat mbeten mallrat kryesorë të eksportit, ndërsa në import dallohen qymyri koks, tubat e çelikut, prokatet, plehrat kimike, nitrati, skrapi, etj. Në kalatën 6 u përpunuan 131 anije me 75.329 kontejnerë me mallra të ndryshme, ose 6.472 kontejnerë më shumë se në periudhën janar-gusht 2015.
Kryesore
Continue to the category“Turp për Ramën dhe Berishën”, Basha: Në Shqipëri bëjnë pazare me...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër pas përplasjeve mes shqiptarëve në takimin e kryeministrit në Londër. Basha ka akuzuar Edi...