José Luis Chilavert, një ish-portier paraguaian i paharrueshëm, me një “cicërimë” të therur në Tëitter ka shigjetuar Real Madridin me pak fjalë: “Mafia e futbollit ka rrëzuar Juventusin nga Liga e Kampionëve”.
Legjenda e futbollit të Amerikës së Jugut, portieri historik i Paraguajit, autori i 62 golave, sulmon kësisoji “Los Blancos” dhe organizatorët e Champions-it, UEFA, për atë penallti të minutës së fundit, kur patinjë fërkim të Benatia me Lucas Vazquez, që lë mjaft dyshime, nëse ishte 11-metërsh apo jo.
Ajo penallti, e ekzekutuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 97-të të lojës ka vendosur kualifikimin e skuadrës së Zinedine Zidane, duke zhvleftësuar atë përmbysje historike të bardhezinjve në “Santiago Bernabeu”.